Pas denoncimit të një ditë më parë nga Mariglen Muka për dhunën e ushtruar ndaj tij nga dy efektivët e policisë së Korçës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, ka nisur priocedimet penale ndaj tyre.
34-vjeçari Mariglen Muka denoncoi një ditë më parë se është dhunuar nga inspektori i rendit në Korçë, Julian Dervishaj në prani të inspektorit të zonës, Kosta Stojan. Ai ishte thërritur në Komisariat me dyshimin si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhur në fshatin Kamenicë.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar akuzat, por është dhunuar nga inspektori i rendit, Julian Dervishaj, ndërsa Kosta Stojani, i cili ka qenë prezent nuk e ka goditur, por as ka ndërhyrë që të prandalonte dhunën e Dervishajt.
34-vjeçari Mariglen Muka, prej te martës po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut. Deri më tani, pavarësisht procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në prokurori, dy efektivët e policisë të përfshirë në akte dhune ndaj një qytetari, vijojnë të mbeten në detyrë.