Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës ku në një shkollë një maturante ka humbur ndjenjat gjatë orës së mësimit dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Adoleshentja ishte nxënëse e gjimnazit ‘Jani Minga’.
Ndonëse 18-vjeçares Anxhela Kasaj u dërgua nga mësuesit me urgjencë në spital, vajza raportohet se vdiq rrugës.
Nga të dhënat paraprake ka dyshime se adoleshentja humbi jetën për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes tronditëse. Gjithashtu pritet që ekspertiza të hedhë dritë në orët në vazhdim.