AKU ka marrë masa disiplinore ndaj disa veterinerëve në Berat, Lezhë e Shkodër. Gjatë kontrolleve të vazhdueshme mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjetur shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.
Më konkretisht, nisur nga disa raste të evidentuara në Berat, Sarandë dhe Lezhë, ku mjeku veteriner i bashkisë, në shkelje të protokollit veterinar ka lëshuar çertifikatë për lëvizjen e kafshëve apo ka lejuar therje në thertore të bagëtive të pa matrikulluara, AKU ka vënë në dijeni Urdhërin e Mjekut Veterinar.
Urdhëri i Mjekut Veterinar, mbasi u njoh me rastet dhe faktet e paraqitura nga AKU, duke i vlerësuar këto shkelje si të rrezikshme për sigurinë e ushqimit në vend, ka reaguar menjëherë duke marrë masat e mëposhtme:
Zef Kovaçi , mjek veterinar, pranë Bashkisë Lezhë janë marrë masa disipinore me vërejtje me paralajmërim për një periudhë 6 mujore
Znj. Fiqerete Dhima, pranë Bashkisë Sarandë u mor masa disiplinore, vërejtje me shkrim për një përiudhë 6 mujore.
Marjus Daja pranë bashkisë Berat u morën masat disiplnore me vërejtje me paralajmerim për një periudhe 6 mujore si dhe gjobë 50 000 lekë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon Urdhërin e Mjekut Veterinar për reagimin e menjëhershëm dhe tregon vendosmëri për të mos lejuar askënd të cënojë zinxhirin e sigurisë ushqimore.