4 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke për trafik droge. Sipas raportimeve, policia ka sekuestruar 9 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të moshave 28, 33 dhe 37 vjeç si dhe një vajzë po shqiptare, 26 vjeçe.
Ata u kapën teksa lëviznin me dy automjete në aksin Patër-Athinë. Njëri prej mjeteve transportonte drogën dhe tjetri kontrollonte rrugën.
Marijuana ishte e vendosur në 3 qeska dhe e ndarë në 11 pako. Tre burrat sipas policisë greke janë me precedentë penalë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.