Një lajm i mirë vjen për hekurudhën shqiptare.
Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Zhvillim do të financojnë 35.5 milionë euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë – Durrës.
Gjithashtu bëhet me dije se do të ndërtohet edhe një linjë e re hekurudhore Tiranë – Aeroporti Nënë Tereza.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Transportit tregojnë se Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva.
Me këto mjete, sipas të dhënave transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.
Nuk ka një të dhënë zyrtare që të tregojë nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke iu referuar deklarimeve të faturinove, ka një rënie drastike të tyre.
Për çdo vit, buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë $ amerikanë për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë $ amerikanë për investime kapitale.
Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë $ amerikanë.