Është viti 2018 dhe banorët e Zall- Herrit, fshat fare pranë Tiranës, kanë vite që kalojnë mbi një urë të improvizuar me një trung peme.
Prej muajsh banorët kanë bërë thirrje për një urë dhe kërkesën ua kanë drejtuar organeve lokale, por askush nuk i ka kushtuar rëndësi problemit që për ta është jetik.
Në fshatin Zall-Herr jetojnë 40 familje, ku ura është e vetmja mënyrë për t’u lidhur më zonat tjera përreth dhe me Tiranën.
Duke qenë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, 40 familjet kanë shtuar nga 50 mijë lekë të vjetra secila për të kontribuar për ndërtimin e urës mbi lumin Terkuz.
Ky është një tregues i degradimit të shtetit shqiptar. Shpresojmë që shteti të mos i akuzojë për “ndërtim pa leje”...