Para pak muajsh çmimi i përgjithshëm i faturës së ujit u rrit me arsyetimin se nevojiteshin investime dhe që pas kësaj uji në çezmën e qytetarëve të Tiranës mund të pihej.
Me gjasë as iluzionari më i madh nuk e besoi një gjë të tillë, por duke qenë se jemi popull “i pezmatuar” e pranuam edhe këtë rritje çmimi ashtu si shumë tjera para dhe pas kësaj të UKT-së.
A mund të konsumohet uji i çezmës që kemi në shtëpitë tona?! A është i sigurt për shëndetin tonë dhe brenda parametrave të higjienës?!
Një qytetar nga Tirana ka publikuar fotot e një eksperimenti me filtrat e ujit.
Rezultati është shokues. Në foto është krahasimi i filtrave të sapo vëna me ato të vjetra.