Një 70 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen "10 Korriku" në qytetin e Berat.
Viktima është Shpëtim Guga, i cili jetonte i vetëm në banesë, teksa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë ndërsa fëmijët jetonin në Itali.
Kanë qenë këta të fundit që kanë tentuar të kontaktojnë me atin në telefon prej tre ditësh, duke mos arritur të lidheni. Më pas është lajmëruar policia.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nëpërmjet një shkalle të lartë, kanë hyrë në banesë nëpërmjet dritare në katin e pestë të pallatit.
Mjekët kanë konstatuar se 70 vjeçari kishte më shumë se 48 orë i vdekur.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet.