Qeveria miraton kriteret për hotelet me 5 yje, favorizohen kullat

E mërkurë, 09 May 2018 21:27

Qeveria ka miratuar kriteret për investitorët strategjikë në fushën e turizmit për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje. Këta investitorë përjashtohen nga taksat, ndërsa për të përfituar statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, duhet të plotësojnë disa kritere.Ky është një ligjn që favorizon grupin e ngushtë të Edi Ramës në sektorin e ndërtimit. Madje me këtë ligj ndër përfituesit janë edhe pronarëte 

Kullave shumëkatëshe që pritet të ndërtohen në kryeqytet. Ato Rama i klasifikon si investime strategjike dhe Hotele luksoze.  Ndryshimet në ligjin për turizmin në muajin dhjetor përcaktojnë se përjashtimin nga taksat TVSH dhe Tatim-Fitimin për dhjetë vitet e para të aktivitetit e përfitojnë strukturat akomoduese me 4-5 yje dhe që duhet të investojnë së paku 8 milionë euro për standardin me 4 yje dhe 15 milionë euro për standardin me pesë dhe yje. Ligji 114/2017 thotë gjithashtu së përfitues janë hotelet me 4-5 yje që kanë status special.

Statusi special përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Burimet nga tregu pohojnë se po në dhjetor të vitit 2017 janë bërë ndryshime në ligjin për taksën e infrastrukturës, të cilat janë tërësisht në kontradikte me ndryshimet që kanë bërë në ligjin për turizmin. Sipas këtyre ndryshimeve “përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “hotel/Resort me pesë yje, status”, sipas përcaktimit të legjislacionit në fushën e turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe të njohur ndërkombëtarisht”. Mirëpo Ligji për Turizmin nuk ka e ka përcaktimin, “Brand Name”. Sipas këtij përcaktimi investitorët vendas nuk përftojnë përjashtim nga taksat. Pavarësisht rrëmujës ligjore, ndërtuesit që kishin planifikuar të nisin ndërtimin e kullave të lartë në zonën brenda unazës po i shndërrojnë ato në hotele me 4-5 yje dhe sakaq janë duke lobuar që të hiqet togfjalëshi “Brand name” nga ligji i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Investimet rrezikojnë të mos nisin edhe këtë vit, pasi qeveria ka lajmëruar në ligjin për turizmin se udhëzimet që do të sqarojnë modalitetet e përfituesve do të miratohen përgjatë 9-muajve dhe për pasojë ligji për përjashtimin nga taksat nuk mund të aktivizohet.

Login to post comments