Gazeta Express zbulon se shtetet perëndimore ShBA, Britania e Madhe, Franca, Italia e Gjermania janë mbledhur në Washington për të zhvilluar konsultime rreth dialogut Kosovë- Serbi, për fazën finale të këtij procesi.
Një burim i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në kryeqytetin amerikan, Washington, janë mbledhur përfaqësuesit e 5 shteteve me të fuqishme perëndimore për të zhvilluar konsultime për bisedimet Kosovë-Serbi.
Në këto konsultime europianët po përfaqësohen në nivel të drejtorëve politikë për Ballkanin ndërkohë pala amerikane me përfaqësuesin e rangut të njëjtë në State Departament
"Drejtorët Politikë për Ballkanin Perëndimor të UK, Gjermanisë, Francës dhe Italisë ndodhen tashmë në Ëashington përkonsulta lidhur me dialogun Kosovë - Serbi", ka bërë të ditur burimi.
Aktualisht dialogu Kosovë-Serbi është duke u zhvilluar në nivel të Presidentëve nën ombrellën e BE'së. Faza finale pritet të nis shpejt edhe pse nuk dihet saktë se kur.
Por besohet se kësaj here pritet të jetë një proces intensiv që do të cojë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Sipas Presidentit të Serbisë ky proces pritet të mbyllet më së largu brenda një viti.