Zbardhet pasuria e gjyqtares që nesër del para KPK

E mërkurë, 09 May 2018 23:00

Personi i rradhës që do të përballet në seancën dëgjimore të Vettingut, ditën e enjte do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho. Ajo ka kandiduar për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kështu që do të kalojë në procesin e verifikimit të pasurisë, të kontrollit të figurës dhe atë të vlerësimit të aftësive profesionale.

Ajo është gjyqtare që prej vitit 2002 e deri më sot. Për tre vite ka ushtruar edhe detyrën e këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë. Mësohet se pas mbarimit të magjistraturës, gjyqtarja Xhaxho, ka kryer studimet master për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitetin e Lundit në Suedi.

Skeda grafike e të ardhurave të kësaj gjyqtareje, publikuar paraprakisht, paraqet ndër të pakëtat raste kur pasuria e një punonjësi të sistemit të drejtësisë vjen në ulje me kalimin e viteve.

Anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që do të drejtojnë seancën dëgjimore ditën e enjte, mësohet të jenë Etleada Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Manjola-Xhaxho-Foto.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 23:02
Login to post comments