Greqi/ Kush është shqiptari i arratisur që vrau të miturin për pazaret e dogës

E Enjte, 10 May 2018 08:56

Zbulohen detaje të reja nga arratisja e 4 të burgosurve shqiptarë që u arratisën mbrëmjen e kaluar në portin e Pireut, teksa po transportoheshin nga Athina për në Kretë. Ata pasi kanë arritur të hapin prangat kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.

Të burgosurit janë, Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm si dhe shqiptarët e tjerë Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Robert Xhimaj dhe Petris Luçi janë kapur dhe arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Xhuljano Halilit dhe Alfons Doçit.

Por kush është kush është Xhuliano Halili, i dënuar më burg përjetë?

Xhuliano Halili ka vrarë në 29 nëntor 2011 Filip (Fillim) Mesaja 35 vjeç dhe djalin e tij Olgertin vetëm 3 vjeç nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja u porosit atëherë nga Vasili Varela për prishje pazaresh në trafikun e drogës. Varela është një kriminel i njohur në Greqi.

Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazhin e portit. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 09:16

Video

Login to post comments