Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve që plagosën me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçarin në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Forcat blu janë vënë në kërkim të tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:30, në momentin kur 35-vjeçari me inicialet Gj.G, po kthehej për në banesën e tij. Ndaj tij, është qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur.
Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën.
Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve.
Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve 78 – 22 , 278 i Kodit Penal.