Ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për larje hesapesh

E Enjte, 10 May 2018 12:13

Një e shtënë pistolete në qafë i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Ai ishte i ftuar në shtëpinë e miqve të tij për darkë në Sinalunga të Sienës kur ndodhi ngjarja.

Bëhet me dije se se i riu ka qenë banues në një komunë të Provincës së Firences, por mbeti viktimë rreth mesnatës mes të mërkurës dhe të enjtes.

Ndërhyrja e karabinierëve ka bërë që të bien në gjurmët e një personi 34-vjeçar, një pastor sard që jeton në Foiano, Arezzo, i cili disa qindra metra larg vendit të krimit ishte kapur i plagosur dhe në gjendje të dehur.

Nga raportimet paraprake mësohet se arma e krimit nuk është gjetur, por agresori i është nënshtruar kontrolleve nëse ka përdorur së fundi një armë zjarri.

Nuk bëhen ende të ditura motivet që kanë çuar në këtë vrasje makabre të të riut, por mendohet se ekzekutimi është bërë për larje hesapesh. Nga rindërtimi i ngjarjes, mësohet se i riu ishte thirrur të zbriste nga banesa ku ishte ftuar për darkë, e përpara derës së shtëpisë është qëlluar për vdekje

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 12:17
Login to post comments