Arrestohet 41-vjeçari pukjan i shpallur në kërkim nga policia

E Enjte, 10 May 2018 12:29

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Puka, pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë së Pukës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Puka, 41 vjeç, banues në këtë qytet, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr.228, datë 30.11.2017 e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 12:33
Login to post comments