Skandal, Lali Eri ngren kulla dhe harron kanalizimet

E Enjte, 10 May 2018 15:16

Gjendja e kanalizimeve në qytetin e Tiranës është duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Erion Veliaj erdhi me premtime të mëdha për ta ndryshuar Tiranën, por I vetmi ndryshim që ka bërë ai deri më tani është ngritja e panumërt e kullave.

Në një vrojtim të situatës nga 55news.al rezultoi se mjafton një shi i vogël dhe ujrat e zeza dalin të gjitha nëpër rrugë.

Kjo gjë krijon një pamje shumë të shëmtuar për çdo kalimtar por në veçanti për banorët e këtyre zonave.

Të cilët nga shpërthimi i pusetava duhet të durojnë një erë shumë të keqe dhe mbi të gjitha u rrezikohet jeta nga kjo mungesë e theksuar e higjienës.

Ndonëse kjo situatë ka më shumë se tre ditë që është në këtë gjendje Lali Eri s’ka lëvizuar as gishtin më të vogël për ta ndryshuar.

Login to post comments