Mbi 700 mijë maska, të prodhuara në mënyrë artizanale, në Romë, ishin të gatshme për t’u hedhur në treg, por janë bllokuar nga autoritetet italiane, pasi nuk përmbushnin standardet e cilësisë.
Ndërkohë, ndaj pronarit të këtij biznesi është ngritur një akuzë për mashtrim.
Që nga fillimi i shpalljes së urgjencës në Itali, ka pasur qindra aktivitete tregtare në Romë dhe provincën e saj të kontrolluara nga Guardia di Finanza për të verifikuar çmimin, por edhe cilësinë.
Kurse në Shqipëri, edhe pse qeveria ka shpërndarë qindra-mijëra maska të skaduara, askush nuk lëviz gishtin nga autoritetet hetimore.