Vjedhin 2 milionë leke, në pranga autorët ( emrat)

E Enjte, 10 May 2018 19:56

I vjedhin portofolin me rreth 200.000 lekë të reja duke e dhunuar fizikisht dhe me sende të forta, kapen dhe ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar .

Nga specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve, e shtetasve: 

- Angjelin Perleka, 29 vjeç, banues në Mirditë 

- Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, banues në Mirditë 

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja,  shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta, njoftoi Policia.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale" Vjedhja me dhunë" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 20:08
Login to post comments