Mediat britanike: Kokaina e shqiptarëve vjen më shpejt se pizza!

E Enjte, 10 May 2018 20:14

Dhuna e bandave ka pushtuar rrugët e qyteteve e deri tek zonat më rurale, teksa numri i mafiozëve shqiptare që merren me trafik drogë është rritur me gati 60 përqind.

*Shkrim i botuar nga Daily Mail

Kjo rritje përgjatë 3 viteve të fundit të kriminelëve, të cilët qarkullojnë drogë të pastërtisë së lartë, po ndikon në përhapjen e dhunës, teksa mafia e shtetit të Europës Lindore po bashkëpunon me kartelet e Amerikës Latine.

Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se bandat shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës së trafikuar në Britani. Të dhënat e para nga The Times tregojnë numrin në rritje të vrasjeve, plagosjeve me thikë dhe krimet të tjera të dhunshme.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se pastërtia e kokainës që po futet në këtë shtet është shkaku i rritjes së dhunës. Një tabelë liston më shumë se 4 600 banda të rrezikshme të krimit të organizuar që operojnë sot në Britani, ashtu sikurse edhe kombësitë e tyre.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët për herë të parë që prej 2017-s ia kanë kaluar rumunëve, megjithatë kriminelët britanikë mbeten në krye të listës.

Trafiku i qenieve njerëzore, ashtu sikurse pastrimi i parave është rritur ndjeshëm dhe kokaina tashmë po shpërndahet gati çdo 15 minuta në Angli dhe Skoci.

Qendra Globale e Survejimit të Drogës, me bazë në Londër, zbuloi se disa prej personave të marrë në pyetje deklaronin se droga e Klasit A mbërrinte më shpejt se pizza.

Në shpërndarjen e kokainës që vjen nga furnizuesit shqiptarë merren edhe fëmijë deri në 12 vjeç. Korrupsioni dhe mungesa e bashkëpunimit mes autoriteteve në Ballkan listohen si disa prej arsyeve përse gangsterët shqiptarë janë të vështirë për t’u kapur. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë 3 viteve të fundit, më shumë se 70 përqind e gangsterëve të Mbretërisë së Bashkuar janë britanikë. Kategoria e “europiano veriorëve të bardhë” përbënin 60 përqind dhe vetëm 13 përqind ishin me ngjyrë.

Bandat nga Pakistani rezultojnë numri i dytë më i fuqishëm dhe rrjeti i tyre ka tendencën për të kontrolluar tregun e heroinës.

Duke folur në programin “Today” të BBC Radio, Kryeministri Shqiptar Edi Rama tha se duhet një Bashkim Europian i fuqishëm për të goditur tregun e drogës.

“Krimi i organizuar nuk është më lokal, është ndërkombëtar”, tha ai. “Kriminelët kanë bashkimin e tyre Europian dhe për këtë arsye Bashkimi jonë Europian duhet të jetë sa i më i fortë dhe i ndërlidhur të mundet”.

Vendi i tij është në bisedime me Bashkimin Europian në Bruksel në Qershor dhe synon që të bëhet pjesë e bllokut deri në vitin 2025.

Vitin e shkuar, DailyMail raportoi sesi policia po përballej me një valë të krimit shqiptar, me 50 kriminelë të arrestuar çdo javë, në mesin e shtimit të dhunës mes bandave të drogës.

Në 2016-n, policia i arrestoi shqiptarët 2 781 herë, mbi 8 përqind më shumë se në vitin 2015. Kjo sugjeron se rreth 1 në 11, nga 32 mijë shqiptarët që jetojnë në Angli dhe Uells u ndaluan, ndonëse disa mund të jenë shoqëruar në polici më shumë se 1 herë

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 20:18
Login to post comments