Gazetari: Arta Marku hedh vallen e qeverisë

E Enjte, 10 May 2018 23:01

Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kur kryeprokurorin e zgjedh qeveria, ka marr fund drejtësia.

Murati: Kur u shkarkua Hajdarmataj më kujton kohën kur u zgjodh Arta Marku që pati shumë polemika. Një pjesë e opinionit ishte skeptike që kjo prokurore do hidhte vallen e qeverisë dhe në fakt kështu ndodhi, Marku u ngjit në postin më të rëndësishëm në vend, në kohën kur po flitej për kapjen e kokave të mëdha të krimit pra të peshkaqenëve. Kryeministri ka thënë që do ti vënë dorën në fyt krimit.

Zonja Marku është e përkohshme. Nëse largohet nesër nga detyra, çfarë bëri? Zonja Marku për të përmbushur pritshmërinë, jo për mua sepse unë nuk kisha asnjë pritshmëri, por kur vjen puna që kryeprokurorin e emëron qeveria, në këtë vend ka marrë fund drejtësia.

Ka pasur një far kohe kur kryeprokurori ka qenë në konflikt me kryeministrin.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 23:07
Login to post comments