Gjokutaj: Hajdarmataj u përball me politikën, donte të çonte Tahirin në gjyq

E Enjte, 10 May 2018 22:34

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar shkarkimin e kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, tha se largimi i tij mund të lidhet me kërkesën e arrestimit të Llallës.

Gjokutaj: Mënyra se si nisi kjo histori me prokurorinë dhe përkohshmërinë e kësaj prokuroreje, kjo nuk është furtunë është ciklon. Prokuroria me ligjin e ri është një organ i decentralizuar, ndërsa me këtë lëvizje po vuloset centralizmi. Prokurorja e Përgjithshme në 2018-n, kjo vazhdon me dorë të hekur dhe emëron dhe shkarkon prokurorë. Është bërë një lëvizje antiligjore.

Besim Hajdarmataj është një nga zyrtarët më serioz, është një prokuror që është përballur me politikën dhe u ndalua nga politika.

Nuk ju dha arrestimi për ta çuar në Gjykatë zt.Tahiri dhe në momentin që Tahiri shkarkohet, lëviz edhe ky, sepse ky nuk lajthit në ligj dhe në prova.

Dikush më thotë që ju e njihni se po kërkohet edhe arrestimi i Llallës. Hajdarmataj nuk mund e bën këtë. Llalla përplasjet nuk i ka bërë me dosjet, prandaj ambasadori e mbështet këtë lëvizje.

Login to post comments