Turistët nga i gjithë globi po bëjnë gjithnjë e më tepër dëm për planetin nga sa mendonim më parë, thënë kjo pas një studimi të ri i cili ka marrë në konsideratë vetëm miljet ajrore.
Në një raport të botuar në revistën Nature, kërkuesit përcaktuan se turizmi përbën 8% të emetimeve globale të karbonit.
Shifër kjo e cila është tri herë më e madhe se vlerësimet e mëparshme, ku gjurmët e karbonit janë në rritje me katër herë më shpejt se sa mendohej nga 2009 – 2013.
Studiuesit të cilët e përshkruajnë turizmin si “një çështje me të ardhura të larta” thonë se panë emetimet e prodhuara nga aktivitetet e ngrënies, pazareve dhe transportit lokal të turistëve në 160 vende të botës, si dhe udhëtimi ajror i përfshirë.
Hulumtuesi kryesor Dr. Arunima Malik nga Universiteti i Sidneit tregon për BBC se turizmi është përgjegjës për deri në 80% të emetimeve në vende si Maldives dhe Seychelles.
Shtetet e vogla ishullore janë në një pozicion mjaft të vështirë pasi janë vende të cilat mbështeten shumë te të ardhurat nga turizmi por njëkohësisht janë edhe më të ndjeshme.