Sipas të dhënave të para, një person ka mbetur i plagosur pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës në Shkodër pasi është qëlluar me armë.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Ermir Simoni, 42 vjeç pronar i një servisi celularësh në afërsi të hidrocentralit.
Burimet policore kanë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Një person ka hyrë në servis dhe ka goditur vëllain e Simonit dhe një punonjës. Me pas ka qëlluar me armë duke plagosur Ermir Simonin.
Ky i fundit është dërguar ne spitalin rajonal të Shkodrës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa autori është arratisur.