Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Beratit.
Uji vërshoi nëpër rrugë dhe paralizoi qarkullimin. Por përveçse sasisë së reshjeve shkak për përmbytjen janë bërë dhe pusetat e bllokuara.
Në shesh vërshimi i ujit ka shkaktuar edhe dëmtimin e rrjetit kryesor të ujërave të larta.
Kurse në shumë banesa të kateve të para uji u fut brenda.