×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kush është mashtruesi serial, që shiste disa herë një apartament

Premte, 11 May 2018 15:44

Pas problemit me tokat, mashtrimet me shitblerjen e apartamenteve janë një tjetër fenomen që ka shkaktuar mjaft problem me pasoja të rënda financiare për qytetarët.

Vetëm në ditët e fundit policia ka njoftuar arrestimin e tre ndërtuesve, dy prej të cilëve janë çifti i bashkëshortëve, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli dhe Dritan Llanaj, për mashtrimet e të cilit disa banorë kërcënuan vetëflijimin duke hipur në tarracën e pallatit që po ndërtonte Llanaj.

Ndërsa rasti më i fundit i mashtrimit të çiftit Hoxholli është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh kanë mashtruar disa qytetarë, të cilët në fund e kanë parë zgjidhjen tek denoncimi pranë autoriteteve të drejtësisë.

Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer. Por 75-vjeçari Rrapush Hoxholli gjatë 15 viteve të fundit ka disa raste të mashtrimit të qytetarëve, si dhe disa procese penale ndaj tij dhe bashkëshortes.
Paralelisht me biznesin në fushën e ndërtimit, çifti Hoxholli ka patur edhe disa dosje penale për aktivitetin që kryejnë. Në vitin 2004, Rr.Hoxholli është dënuar me 3 muaj burg me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në vitin 2012 sërish Rrapush Hoxholli është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për vetëgjyqesi dhe shkatërrim pronës. Në vitin 2016 bashkëshortja e tij Vjollca Hoxholli akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda por shpallet e pafajshme dhe së fundmi përveç dosjes në Shkodër ndaj çiftit Hoxholli ka një tjetër procedim penale në prokurorinë e Tiranës sërish për akuzën e mashtrimit.

Duke qenë se aktiviteti i çiftit Hoxholli ka qenë kryesisht në Tiranë, pritet që prokuroria e Shkodrës ta delegojë çështjen në Tiranë, ku ka disa denoncime ndaj çiftit të ndërtuesve, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet mashtrimit disa qindra mijëra euro duke shitur disa herë të njëjtën pronë tek persona të ndryshëm/ tch

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 15:52
Login to post comments