Një tjetër kompani ajrore në Shqipëri, Jet Time fluturon për herë të parë në Rinas

Premte, 11 May 2018 15:35

Është zhvilluar sot një ceremoni në aeroportin e Tiranës, për të shënuar fillimin e operimit të destinacionit të ri nga kryeqyteti i Finlandës Helsinki, në Tiranë.

Shoqëria ajrore Daneze Jet Time ka fluturuar për në tokën shqiptare, për herë të parë, me një grup prej 130 turistësh në bord nga Skandinavia.

Jet Time është një shoqëri ajrore Daneze e themeluar në vitin 2006 dhe operon kryesisht si një kompani e cila ofron shërbime për biznese duke siguruar shërbime transporti ajror për avionë charter dhe shoqëri ajrore. Që nga krijimi i saj, Jet Time është zhvilluar duke u bërë shoqëria ajrore më e madhe Daneze. Tirana International Airport njofton se të tjera lajme të mira priten për sezonin veror.

Login to post comments