Çfarë fshihet pas makinave të djegura në Vlorë, detajet e policisë

Saturday, 12 May 2018 09:41

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi makinat e djegura sot në Vlorë, ku një nga mjetet ka qenë i denoncuar nga pronari si i vjedhur.

 Informacion paraprak

Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 09:47
Login to post comments