“Fytyra” e vërtet e shëndetësisë në Lushnje

Saturday, 12 May 2018 10:01

Ndërkohë që qeveria Rama vazhdon propagandën për shërbimin cilësor dhe shëndetësinë falas, në qytetin e Lushnjes ky shërbim është për të ardhur keq.

Sipas burimeve për 55news.al në ambulancën e qytetit radha është aq e madhe sa duhet që të aplikosh një muaj para dhe kur të vjen dita për vizitë doktorët punojnë me ritme shumë të ulëta.

Me dhjetra njerëz të sëmurë detyrohen të presin në këmbë për të bërë vizitën e zemrës pasi stolat nuk janë të mjaftueshëm për radhën e madhe që krijohet.

Madje ka raste që nga radha e madhe detyrohesh të shkosh për disa ditë vetëm për të kryer një vizitë.

Login to post comments