Policia e Shkodrës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali me 4 vjet e 4 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni dhe arratisje nga burgu. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Artur Ahmeti, banues në Barbullush, Vau i Dejës.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi
Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit:
Artur Ahmeti, 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.
Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.