×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandaloze/ Afër Ibës gropa 15 cm të thella, rrezik për aksidente të rënda

Saturday, 12 May 2018 13:51

Kur kalon në rrugën nga Tirana drejt Elbasanit përmës autostradës duhet të ketë kujdes të mos bie në gropat 15 centimetra të thella në rrugën e vjetër në afërsi të Mushqetasë, të cilat mund të arrijnë deri aty sa të marrin jetë njerëzish.

Kjo situatë vazhdon prej vitesh e ndërsa qeveria mburret për punën e saj imagjinare njerëzit rrezikojnë të aksidentohen.

E të mendosh që kjo rrugë e vjetër duhet të përballojë fluksin e madh të automjeteve që sjell autostrada gjysmake Tiranë-Elbasan, e cila ka ngecur në Ibë që prej vitit 2014 pas rrëshqitjes masive të dherave në trasenë e re.

Gracka mbi asfalt i gjen shoferët në shumë raste të papërgatitur ndërsa më kot disa përpiqen të bëjnë manovra të rrezikshme mbi asfalt duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të pasagjereve.

Të habit fakti sesi punonjësit e ARRSH nuk i kanë parë këto gropa të frikshme në mes të rrugës në një kohë që ky segment i është nënshtruar para pak kohësh një arnimi të pjesës asfaltike të dëmtuar.
Pyetja që shtrohet është kush do mbajë përgjegjësi në rast aksidenti

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 14:22
Login to post comments