“Vetoret famoz, ish ministri Panda, ndrikulla Rama dhe ish zvministri Çomo, mbyllin me urdher te Rames kominikimin me qytetaret!”, kështu e komenton ish-kryeministri Berisha skandalin e mosfunksionimit të denoncimit online në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Qytetari që ka dërguar denoncimin në llogarinë e Berishës në Facebbok thotë se ka tre ditë që do të bëjë një denoncim për një gjyqtare, por opsioni “ dërgo” nuk është funksional.
“E kam provuar 3 dite rrjesht prape nuk funksionon, Ne fund te faqes gjeta edhe nje email kontakti por se ka marre kush mundimin te me ktheje pergjigje.”, shkruan qytetari.
Transparenca dhe drejtësia në Shqipëri kanë rënë në duart e krimit.
Statusi i plotë:
Vetoret famoz, ish ministri Panda, ndrikulla Rama dhe ish zvministri Çomo, mbyllin me urdher te Rames kominikimin me qytetaret!
Kesaj i thone transparence!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje dr kam tre dite qe dua te bej nje denoncim ne komisionin e pavarur te kualifikimit (sic njihet si VETINGU) per nje gjyqtare dhe te adresa kpk.al plotesova formularin e denoncimit. Po kur shtyp opsionin dergo ai opsion nuk eshte funksional. E kam provuar 3 dite rrjesht prape nuk funksionon, Ne fund te faqes gjeta edhe nje email kontakti por se ka marre kush mundimin te me ktheje pergjigje. I nderuar dr. eshte idiotesi te besosh se rilindasit e Rames vertete duan te krijojne kushte per drejtesi. Respekte dr”