-KPK ka zbardhur sot vendimin per shkarkimin nga detyra te gjyqtarit i Apelit te Durresit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili nuk kaloi dot testin e vetingut dhe u rrezua pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.
Ne faqen e vet zyratre KPK ka publikuar gjithe vendimin me argumentimet dhe arsyet per shkarkimin nga detyra.
VENDIMIN E LEXONI KETU
Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se ai ka feshur pasurine.
Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kerkoi te caktohej nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne, por kjo nuk u pranua.
Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.
Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.
SKEDA E PASURISE
Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.
Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014. [Kliko këtu për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.
Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.
Në analizën e mësipërme u morën në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.
Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014 apo luhatje e vlerave të likuiditeve në bankë.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014