Farmacistët paralajmërojnë së do të mbajnë të hënën në orën 11:00 tubim paqësor nëse nuk do të marrin garancinë nga ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe, me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët.
Farmacistët kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.
Kreu i farmacistëve në Shqipëri është shprehur se punonjës të ministrisë së shëndetësis kanë shkuar edhe në ditë pushimi pranë subjekteve farmacautike në emër të institucionit që përfaqësojnë me kontratë në dorë duke i shantazhuar për lidhje të kontratës.