Mesditën e të shtunës, disa qytetarët refuzuan të paguajnë biletën në linjën e autobusëve të Yzberishtit.
Ata u përfshinë në debate të shumta me faturinon, teksa shkak u bë vonesa përreth një orë e autobusit.
Sipas qytetarëve kjo situatë përsëritet çdo fundjavë me autobusët e kësaj linje, që nuk arrijnë të ruajnë shpeshtësinë e përcaktuar në marrëveshje.
Pavarësisht debateve të shumta, qytetarët ia dolën në rezistencën e tyre, duke mos paguar çmimin e biletës.