I mjerë dhe i mospërfillur, roli që qeveria i ka caktuar Robert Ndrenikës

Saturday, 12 May 2018 16:39

Kjo foto flet më shumë se njëmijë fjalë, aktori i madh Robert Ndrenika, i akorduar me shumë çmime si ‘Artist i popullit’, ‘Nder i Kombit’ është ulur në një stol i menduar dhe i harruar, ku njerëz cinikë, të cilët çmojnë vetëm artin e shpirtëligësis harrojnë rëndësinë e asaj që ka me të vërtetë vlerë.

Kërkojnë të fshijnë çdo pjesë të shëndetshme dhe të bukur të shoqërisë shqiptare me llumin e qeverisjes së tyre, duke lënë në mjerim atë që duhet të lartësohej. Askush më mirë se Rama dhe ministrja e tij Kumbaro nuk mund ta vrisnin me shumë se kaq artin.

U bënë javë që sorollasin aktorët e teatrit, që nuk dëgjojnë asnjë shqetësim të tyre, që me cinizëm lënë në mjerim një artistë që i ka dhënë kaq shumë kinematografisë shqiptare.

Ti thuash diktator këtij të paafti është pak, pasi edhe diktatorët shpesh herë janë përkulur para talentit të artistëve të mëdhenj.

32253676 10214967798642470 2173676188227076096 n

 

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 16:49
Login to post comments