×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkodrania nis të bëjë drekën, shtang kur merr në dorë patatet

Saturday, 12 May 2018 17:08

Çdo ditë e më shumë duhet që të bëni kujdes kur blini një produkt ushqimor. Tashmë mashtruesit edhe në ushqime vetëm sa vijnë e shtohen.

Nuk janë problem vetëm fabrikat që prodhojnë produkte ushqimore por edhe ata tek të cilët ne kemi patur besim gjithë këto vite.

Shumë kush më i sigurt ka qenë tek produktet e fshatarëve që shiten në rrugë duke pretenduar se janë bio se sa në supermarkete. Por gjërat kanë ndryshuar.

Gruaja shkodrane denoncon një rast tejet flagrant. Ajo ka publikuar në faqen e saj patatet që ka blerë jo më larg se para dy ditësh por që janë totalisht të kalbura dhe të rrezikshme për shëndetin për t’u konsumuar. Tafili thotë se i ka blerë këto patate tek një shitës ambulant i ardhur nga Kukësi i cili po i shiste ato në lagjen Skenderbeg në Shkodër. Kur ka marrë për t’i gatuar ka parë se çdo patate është e kalbur në brendësi.

Në denoncimin e saj, thotë se asnjë prej institucioneve nuk ushtron kontrolle ndërsa kërkon që këta mashtrues të ushqimeve të mos lejohen më që të shesin.

Login to post comments