×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rreziku nga “plasja”, Ministria e Bujqësisë vonon vaksinat

Saturday, 12 May 2018 17:36

E njohur si “plasja”, sëmundja e antraksit që prek kafshët parandalohet me vaksinë, e cila mund të parandalohet me vaksinim, që si rregull bëhet  1 herë në vit kur kafshët janë të shëndetshme, por 3 herë në vit kur ka raste kafshësh të sëmura.

Por në Cërrik, situata, siç na thotë një nga mjekët veteriner që vepron në këtë zonë, paraqitet alarmante.

“Ka disa vjet që plasja nuk është bërë (vaksinimi). As gjurmimi i Brucelozës tek gjedhët. Me përjashtim të brucelozës tek të imtat, që edhe kjo është bërë me shkëputje:, thotë mjeku veteriner në Cërrik, Irfan Lalollari.

Arsyet e rishfaqjes së antraksit në Shqipëri, sipas ekspertëve, është mos organizimi i fushatave të rregullta të vaksinimit.

“Kjo punë erdhi nga mos planizimi i masës profilaktike. Me kalendar të paracaktuar dhe të organizuar”, vijon Lalollari.

Sipas të dhënave që u  siguruan disa ditë më parë nga burime në Ministrinë e Bujqësisë, që prej Janarit, në të gjithë vendin kjo sëmundje është evidentuar 23 raste.

Login to post comments