Shoferë “të pa bindur”, “fluturojnë” të pirë në kryeqytet

Diel, 13 May 2018 09:51

Policia Rrugore ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet me radarë në rrugët e Tiranës, e si pasojë e kontrolleve kanë evidentuar të tjera shkelje të shoferëve te pandërgjgegjshem. 

Nga kontrollet janë konstatuar:

23 drejtues mjetesh me shpejtesi nga 138 km/h deri ne 175 km/h.

Në kete kuader, sqaron policia janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për shpejtesi gati dy fish mbi normat e lejuara.

5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur në masen nga 0.70 mg/l, deri na 0.75 mg/l.

21 leje drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit nga 0.20 mg/l deri në masen 0.45 mg/l

17 automjete të ndaluara administrativisht për detyrime te pashlyera

9 masa administrative për mungese të sigurimit të detyrueshem dhe kontroll teknik

7 masa administrative per xhama te erresuar

37 masa administrative për shkelje të tjera, pa sanksion plotesues.

Login to post comments