Media greke kanë publikuar pamje të arrestimit mbrëmjen e së premtes të dy shqiptarëve që u arratisën nga Porti i Pireut.
Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.
Autoritetet besojnë se pas arratisjes qëndron një grup i fortë kriminal.
Gjithashtu janë publikuar edhe pamje të banesës ku fshiheshin dy shqiptarët e arratisur.
Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia të Athinës rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.
Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre, sipas mediave greke.
Raportimet e fundit informojnë se shqiptarët kanë dhe nuk i përgjigjen pyetjeve të vazhdueshme të oficerëve të policisë. Dhe sidomos çështja kryesore se kush i ka ndihmuar ata, mbetet mister.