Policia ka arrestuar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një kontrolli në territorin e
Vlorës ku ka goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka sekuestruar fara, fidanë, bimë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Abedin Jonuzi, banues në Oshtimë,
Lejli Jonuzi, banuese në Oshtimë,
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.
Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- • 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,
- • 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,
- • 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe
- • 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.
55 bimë kanabisi
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Artur Aliaj, banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).
Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Kultivimi bimëve narkotike'', të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.