EUROSIG Group vlerësohet në Bruksel me çmimin “Praktikat më të mira në biznes, 2018”

Diel, 13 May 2018 12:54

 EUROSIG vlerësohet me çmim europian për praktikat më të mira në biznes në 2018 nga Shoqëria Europiane për Kërkimin e Cilësisë (ESOR). Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Bruksel, presidenti i EUROSIG, Kadri Morinaj ka venë në pah vlerën e dyfishtë të këtij çmimi europian. Ai e cilësuar çmimin si një vlerësim për standartet europiane që ka arritur biznesi shqiptar, por edhe si një ogur të mirë në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Eurosig është vlerësuar midis kompanive të mëdha të Brazilit, Kinës,Japonisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Ajo që ra në sy gjatë seancës së fjalimeve, ishte se ndryshe nga përfaqësuesit e kompanive të tjera, Kadri Morinaj ia kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e tij ndryshimit të Shqipërisë në 15 vitet e fundit dhe dëshirës për t’a parë atë sa më shpejt Shqipërinë pjesë të familjes europiane.

Për dhënien e çmimit, shoqëria ESOR ka marrë në konsideratë praktikat më të mira të shërbimit ndaj klientit, zhvillimin strategjik të produktit, matjen e performancës, nivelin e menaxhimit, trajnimeve dhe rrjetëzimit. Ndër kompanitë fituese në vite të vlerësuara nga ESOR rezultojnë kompanitë gjidande si Philips, BMW, Konica Minolta, Delta Air etj.
Duke falenderuar Organizatën Europiane për Kërkimin e Cilësisë, President i EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj deklaroi në fjalën e tij se, “Shqipëria ofron standard dhe siguri për kompani të huaja dhe është në të njëjtin ritëm me vendet e Bashkimit Evropian”. Ky çmim është është një përgjegjësi edhe më e madhe e madhe për grupin EUROSIG. Kjo kompani dihet që është në tri shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe ardhja jonë këtu, ku u vlerësuam me çmimin “Praktikat më të mira në biznes 2018”, përkon dhe me me pragun e hapjen e negociatave. Kjo tregon që këto tri shtete të Ballkanit janë të gatshme për tregjet evriopiane. Në lidhje me EUROSIG, ky çmim vjen në radhë të parë për përkushtimin e kompanisë tonë ndaj klientëve, për komunikimin e mirë me ta, si dhe për përkushtimin e motivimin e punonjësve tanë ndaj klientëve. Shërbimi ndaj klienti është ai që na mban dhe është produkti e vlerësuesi më i mirë i punës tonë. Grupi EUROSIG është lider në Ballkan, me 5 kompani në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe si i tillë, në një të ardhme të shpejtë, është i gatshëm të futet në tregjet evropiane. Gjatë aktivitetit dhe fjalës time, padyshim unë fola edhe për Shqipërinë, zhvillimin e biznesit në vendin tonë, sigurinë dhe garancinë që e ofron për investimet e hauja. Në këtë aktivitet ku ishin pjesëmarrëse kompani ndër më prestigjozet në botë, Shqipëria u prezantua e treta dhe kjo nuk është pak”, theksoi Z.Morinaj.
#EUROSIG #PraltikatMeTeMiraNeBiznes #Bruksel #Vleresim #Çmim #OrganizataEuropianePerKerkimineCilesise
#Siguri_e_Standardeve_Europiane
www.eurosig.al

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 13:20

Video

https://www.facebook.com/124332661089020/videos/790002291188717/
Login to post comments