Si pasoje e një aksidenti, ka mbetur pa energji elektrike qyteti i Ballshit dhe një pjesë e zonave përreth. Shkak u be dalja e një autoveturë nga rruga duke goditur shtyllat e tensionit të mesëm në hyrje të N/Stacionit të Ballshit, me pasojë dëmtimin e dy fiderave. Pas kallëzimit në polici ndaj drejtuesit të mjetit, OSHEE Rajoni Fier po punon për riparimin e demit.