Pavarësisht shumë kritikave dhe shumë dyshimeve, Eugent Bushpepa na bëri të gjithë krenar në Eurovision.
Ai arriti të futej në 11 këngët më të mira, dhe nëse nuk do të ekzistonin "politikat" edhe në këtë festival, me shume siguri që do të ishte në 5-shen më të mirë të Eurovision.
Por pavarësisht rënditjes së mirë, Shqipëria u zhgënjye shumë nga Italia, Zvicra, Gjermania, Maqedonia.
Shqipëria nuk ka marrë asnjë pikë nga Italia, Zvicra apo Gjermania.
Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë në Festivalin Europian të Këngës është shprehur i habitur me vendimin e jurisë, e cila nuk i dha asnjë pikë Eugent Bushpepajt.
Meta shkruan në “Twitter” se nëse do të votonte ai, do të kishte dhënë 12 pikë për vendin tonë.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugent ka një zë mbresëlënës”, shkruan Meta.