Para 77 vitesh Ernest Koliqi, filloi ndërtimi e rrjetit shkollor shqiptar ne “Tokat e Lirueme”. Lajmi në FB jepet nga historiani dhe deputeti i PD, Romeo Gurakuqi.
Ja çfarë shkruan ne FB, Romeo Gurakuqi
“77 vjet me pare, nen drejtimin e Ministrit te Arsimit, Profesor Ernest Koliqi, filloi ndërtimi i rrjetit shkollor shqiptar ne “Tokat e Lirueme”.
Mbi 200 mësues dhe profesorë nga “Shqipëria e Vjeter” u nisen vullnetarisht drejt viseve shqiptare te Kosovës, Dibrës, Tetoves, Gostivarit, Kumanoves, Kërçovës, Strugës, Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, Ulqinit, Krajes, Anës se Malit, etj.
Për drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun Ali Hashorva.
Ne saje te këtij misioni patriotik u arrit krijimi i elitës se pare te mësuesve dhe intelektualeve shqiptare nder viset dikur te okupuara nga Serbia e Jugosllavia mbretërore.
Ne përkujtim te kësaj ngjarjeje, nesër, ne Zheline te Tetoves, zhvillohet ceremonia e nderimit te kësaj vepre monumentale, qe Ministri Koliqi dhe rrethi i njerëzve te ndritur qe ai grumbulloi rreth vetes ne dikasterin e arsimit, ndërmorën ne te mire te brezave te rinj te Shqipërisë Natyrale.
Ndërkohë qe ne Tetove po kryhen përgatitjet finale për përkujtimin e kësaj ngjarjeje me rendësi nacionale, emisare te qeverise se sotme te Tiranes, pa asnjë mandat nga sovrani, zhvillojnë udhëtime jozyrtare, për te kryer veprën e kundërt me atë te Ministrit Koliqi: nënshkrimin e pakteve te fshehta për tjetërsimin e pronësisë dhe frymës albanianiste te sistemit arsimor shqiptar. Ne foto është skena ku neser, me 15 maj 2018 do te zhvillohet ceremonia”.