Në protestë kundër Edi Ramës, farmacitë kyçin dyert për 2 orë

Hënë, 14 May 2018 09:26

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë bën me dije se sot do të protestojnë para Kryeministrisë.

Përmes një njoftimi, ata bëjnë me dije se do të bllokojnë aktivitetin e tyre në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri më 13:00.

Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 09:29
Login to post comments