×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Forcat speciale italiane bëjnë punën e policisë shqiptare, arrestojnë dy të shumëkërkuar

Hënë, 14 May 2018 09:57

Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar në Durrës dhe Lezhë, në Shqipëri, dy shqiptarë që kanë qenë të shpallur në kërkim prej vitesh.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Astrit Kecin dhe Shkëlqim Sufajn, për të cilat ishte lëshuar urdhër arresti për krimin e shoqatës kriminale që synon trafikimin e paligjshëm e narkotikëve.

Arrestimet erdhën në fund të një hetimi të gjatë të koordinuar nga DDA e Triestes, në bashkëpunim me Antidroga, zyra ndërlidhëse e policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor (SCIP).

Të dy shqiptarët u befasuan, kur policia u shkoi në shtëpi, ku qëndronin të fshehur prej vitit 2006.

Por e çuditshme është fakti, se për të arrestuar dy personat në fjalë është dashur ardhja e policisë italiane në Shqipëri. 

Kjo nënkupton së paku jo profesionalizëm, ose që policia italiane nuk ka besim tek kolegët e saj shqiptarë, pas mund të dyshojë se bashkëpunon me kriminelët.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 10:18
Login to post comments