×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vritet një tjetër shqiptar në Siri, iu bashkua luftës kur ishte 19 vjeç

Hënë, 14 May 2018 09:55

Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni, i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup.

Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu bashkangjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.

Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.

Login to post comments