×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Sherri nisi për një femër, si u tentua vrasja e të riut në Tiranë

Hënë, 14 May 2018 10:21

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme, ku në bulevardin “Bajram Curri” pati të shtëna me armë zjarri.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim dy të rinj, ndërsa kanë arrestuar një tjetër, pasi ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se në pranga janë vënë A. Gj., 22 vjeç dhe Xh. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të rinjtë, rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Andrea Birgon. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga të shtënat, ai ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë, ndërsa dy autorët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të M. Gj, të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Mësohet se Birgo i ka ngacmuar të dashurën, njërit prej të rinjve që po kërkohen nga policia.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë Andrea Birgo, 25 vjeç, i cili mbeti i plagosur lehtë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. /55News.al/

Login to post comments