Shefja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku ka reaguar përmes një statusi në FB të Departamentit duke hedhur dyshime për korrupsion sa I përket qerasë së automjeteve të makinave.
Ja cfarë shkruhet në faqen FB
“Ngut i madh për të zhvatur ç’të ketë e ç’do të ketë thesari i shtetit.
Se cila është arsyeja që kontrata e qirasë së automjeteve, duhet të jetë 4-vjeçare, dhe skema duhet të jetë ajo e qiramarrjes, e kanë të qartë të gjithë, por kupola e MPB duhet të japë një shpjegim...jo i llojit “vend dhe kohë e gabuar”.