Prej ditësh në media po plasin skandale, ku anëtarë të qeverisë përfshihen në trafikun e drogës. Por e vetmja që nuk e ka vënë ujin në zzjarr është Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Ndërsa të gjithë prisnin hetime dhe arrestime mbi skandalet, Marku e ka mendjen tek gjuetia e shtrigave brenda radhëve të Prokurorisë.
Kryeprokurorja e Përkohshme ka pezulluar nga detyra prokuroren Rovena Gashi, një shenjë e fortë hakmarrjeje për shkak të përplasjes mes tyre që në fillim të marrjes së detyrës nga shefja e institucionit të Akuzës.
Arta Marku nuk e ka harruar debatin e saj me çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, pas lëvizjes së tyre nga detyrat që kishin.
Gashi dhe Gina zgjodhën të ndiqnin rrugën ligjore, duke i konsideruar tërësisht të paligjshëm urdhërat e Kryeprokurores së Përkohshme. Por Arta Marku reagoi, duke investuar ish-kryeprokuroren e Durrësit, Donika Prela, për të nisur një hetim për “fshehje pasurie” ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina.
Një ditë para se të gradohej drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela i bëri qokën shefes së saj, duke mbyllur hetimin dhe duke marrë të pandehur Rovena Gashin dhe Dritan Ginën. Në këtë mënyrë, Kryeprokurorja e Përkohshme e kishte më të lehtë që të shpëtonte nga dy prokurorët, duke vendosur pezullimin e tyre.
Prokurorja Rovena Gashi është anëtare e Këshillit të Emërimit në Drejtësi dhe, si e tillë, është subjekt prioritar për kalimin në procesin e Vetingut. Në kuadër të verifikimit, Komisioni kërkoi disa dokumenta shtesë, të cilat prokurorja Gashi ia vuri në dispozicion Komisionit.